Momenti kur dëgjohen britmat e pacientëve që u ngujuan nga zjarri në spitalin e Tetovës

  • E.K /
  • 09 shtator 2021 - 08:40
 Momenti kur dëgjohen britmat e pacientëve që u ngujuan nga zjarri në spitalin e Tetovës

Zjarri që ndodhi sonte në spitalin modular të Tetovës, ku po trajtoheshin pacientët me covid, ka shkaktuar 16 viktima sipas informatave jo-zyrtare që kanë ardhur në redaksi.

Zjarri ka shpërthyer në ora 21:02 minuta, edhe pas intervenimit të zjarrfikësve dëmet në njerëz janë shkaktuar.

Dyshimet e para janë që eksploduar bombola e oksigjenit.

Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes duke u munduar të shuajnë zjarrin që ka kapluar Spitalin modul për Covid të Tetovës.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka konfirmuar se ka viktima në zjarrin që ka shpërthyer në Tetovë, ndërsa numri i tyre saktë ende nuk dihet, dhe se autoritetet janë duke punuar për të konfirmuar.

“Zjarri është shuar dhe të gjitha ekipet e spitalit janë mobilizuar të japin ndihmën për të lënduarit. Ato me urgjencë janë duke u transportuar për në Shkup që të ju jepet ndihma e nevojshme, ekipet e Klinikës janë të mobilizuar. Së shpejti do të kemi informacione”, ka thënë Filipçe.

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali ka folur për rastin.

Ajo tha se ende nuk dihet për numrin e viktimave.

Për media deklaratë dha dhe edhe zv. komandanti i zjarrfikësve në Tetovë sipas të cilit rasti është lajmëruar në orën 20:02 minuta derisa zjarri është shuar në 21:45.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/09/LGpGoEUCAeujimhKNzak_09_f29e2e192fecad1d195622c5b6d2c924_video_240p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)