Ramush Haradinaj: I trishtuar nga tragjedia në Tetovë, lutemi për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve

  • E.K /
  • 09 September 2021 - 09:53
Ramush Haradinaj: I trishtuar nga tragjedia në Tetovë, lutemi për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për tragjedinë e ndodhur mbrëmë në Tetovë.

Haradinaj tha se në këto momente duhet të lutemi për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve.

“Solidarizohemi me kryetaren e komunës znj. Teuta Arifi dhe të gjitha autoritetet shtetërore atje, për përpjekjet e tyre në shpëtimin e jetëve” shrkuan Haradinaj në Facebook.

Reagimi i plotë:

I trishtuar nga tragjedia në spitalin modular të Tetovës.

Në këtë kohë dhembje, jemi bashkë me familjet që pësuan, ndërsa lutemi për shërimin sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit.

Solidarizohemi me kryetaren e komunës znj. Teuta Arifi dhe të gjitha autoritetet shtetërore atje, për përpjekjet e tyre në shpëtimin e jetëve.
RH

(Kosova Sot Online)