Sinjale për aplikimin e një dozë të tretë nga Pfizer dhe AstraZeneca

  • A.P /
  • 09 September 2021 - 15:41
Sinjale për aplikimin e një dozë të tretë nga Pfizer dhe AstraZeneca

Në Britaninë e Madhe duket se së shpejti do të fillojë që të aplikohet dhe doza e tretë e vaksinës anti-Covid.

Mediat bëjnë me dije se këtë të enjtje Rregullatori i Britanisë për ilaçet i dha dritën jeshile për përdorimin e vaksinave të Pfizer dhe AstraZeneca kundër Covid-19 në një tjetër dozë përforcuese, ndërkohë vendimi përfundimtar do të merret nga Komiteti i Përbashkët i Vaksinimit dhe Imunizimit (JCVI).

“Unë jam i kënaqur të konfirmoj që vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca kundër Covid-19 mund të përdoren si nxitës të sigurt dhe efektiv. Ky është një ndryshim i rëndësishëm rregullator pasi jep zgjedhje të mëtejshme si pjesë e programit të vaksinimit,” tha June Raine, kreu i Autoritetit Rregullativ të Mjekimeve dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA).

(Kosova Sot Online)