E dënuan 35 euro për maskë, e zbulojnë pastaj se po kërkohej edhe për vuajtjen e një dënimi me burg

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 12:12
E dënuan 35 euro për maskë, e zbulojnë pastaj se po kërkohej edhe për vuajtjen e një dënimi me burg

Pasi B.G, u ndalua dhe u dënua me 35 euro gjobë për mosmbajtje të maskës, Policia e Kosovës (PK) e zbuloi se i njëjti po kërkohej edhe për t’u dërguar në vuajtje të dënimit me 6 muaj burg, pasi ishte shpallur fajtor për veprën penale “lëndimi i lehtë trupor”.

Një e gjë e tillë është bërë e ditur përmes një njoftimi të PK-së, ku thuhet se i njëjti u dërgua në vuajtje të dënimit, sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj.

“Policia nga stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka ndaluar personin, me inicialet B.G (M/K), i moshës 35 vjeçar, për shkak të mos respektimit të vendimit të Qeverisë së RKS , i datës 28.08.2021 Nr.01/32 , për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 , për mos mbajtje të maskës mbrojtëse , ndaj tij policia i ka shqiptuar gjobën 35 euro.”, thuhet në njoftim.

“Mirëpo, pasi policia ka bërë verifikimin e këtij personi , ka rezultuar se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale : ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve. Pas kompletimit të dokumentacionit, krahas gjobës së shqiptuar, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit, sipas urdhëresës së gjykatës.”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së.

Në fund bëhet e ditur se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

(Kosova Sot Online)