Policia ndali një aheng familjar në Klinë, gjobitet pronari me 250 euro

  • E.K /
  • 13 September 2021 - 21:52
Policia ndali një aheng familjar në Klinë, gjobitet pronari me 250 euro

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa ligjore gjatë një ahengu familjar në Klinë, duke gjobitur familjen me 250 euro gjobë.

"Policia e Kosovës, referuar vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe referuar planifikimeve operacionale policore, të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme po i ndërmerr në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante, konform angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim. 

Me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik, Policia e Kosovës është duke realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të vazhdueshme ndaj atyre që nuk zbatojnë masat anti-Covid-19, dhe masa ligjore janë ndërmarr dhe po ndërmerren në vazhdimësi.

Me datë  13.09.2021, në rajonin e Pejës, konkretisht në fshatin Ujmir të Klinës, Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve dhe video inçizimeve të publikuara në media se pardje gjatë një ahengu familjar nuk janë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për parandalim të përhapjes së virusit Covid 19, ka ndërmarr masat e nevojshme duke shqiptuar gjobën sipas ligjit në fuqi për mos respektim të masave të vendosura.", thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)