17 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

  • G.G /
  • 14 shtator 2021 - 07:48
17 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Kosova ditëve të fundit pati regjistruar rritje enorme të rasteve të reja me COVID-19.

Shqetësues mbetet edhe numri i viktimave që po regjistrohen teksa shumë i lartë mbetet edhe numri i rasteve aktive me COVID-19.

Nga 5.505 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Po ashtu në këtë 24 orësh janë shëruar 870 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137 mijë e 452″.

Në total numri i rasteve aktive është 17.000.

(Kosova Sot Online)