Para vetizolimit, Putini u takua me Assadin, zëdhënësi flet për shëndetin e tij

  • S.A /
  • 14 September 2021 - 13:15
Para vetizolimit, Putini u takua me Assadin, zëdhënësi flet për shëndetin e tij

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është vetizoluar, pasi u zbulua se persona nga rrethi i afërt janë prekur nga koronavirusi. Të hënën, ai u takua me homologun sirian, Bashar Al-Assad, me të cilin i shtrëngoi duart.

Kreu i Kremlinit mori pjesë edhe në disa organizime tjera publike të hënën, duke u takuar me paralimpistët rusë dhe duke marrë pjesë në vëzhgimin e ushtrimeve ushtarake bashkë me ministrin e Mbrojtjes, shkruan AP.

KRU “Hidrodrini” apel qytetarëve: Kurseni ujin e pijshëm, ka rënë niveli i…

47 vjeçarja me fytyrë bebi. Ja çfarë bën ajo para gjumit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha para gazetarëve se Putini është mirë me shëndet, por do të vetizolohet pas kontaktit me një person të infektuar. Ai nuk sqaroi se sa do të qëndrojë në vetizolim presidenti rus, por tha se ai do ta vazhdojë punën si zakonisht.

I pyetur nëse Putini ka dalë negativ në testin për koronavirus, zëdhënësi Peskov tha: “Natyrisht, po.”

Sidoqoftë, ai nuk tregoi se kush saktësisht është infektuar, por tregoi se janë disa raste pozitive.

(Kosova Sot Online )