Armend Muja injoron Agim Bahtirin, e nis fushatën tek burri i Albulena Haxhiut në Malishevë

  • E.K /
  • 16 September 2021 - 22:51
 Armend Muja injoron Agim Bahtirin, e nis fushatën tek burri i Albulena Haxhiut në Malishevë

Deputeti nga Mitrovica, Armend Muja sot ka zgjedhur ta përkrah kandidatin e Malishevës para atij të Mitrovicës.

Muja është parë në prezentimin e kandidatit Alban Krasniqi, i cili është edhe bashkëshorti i ministres Albulena Haxhiu, duke injoruar prezentimin e Agim Bahtirit.

Në hapjen e fushatës zgjedhore të VV-së, dega në Mitrovicë, që u bë tek fluturaket në Bajgorë munguan zyrtarët nga qendra e Lëvizjes dhe qeveria.

Në Malishevë është parë edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka bërë sot fushatë për bashkëshortin e saj, Alban Krasniqi.

Krasniqi është kandidat për asamblist në këtë komunë.

Në ndërkohë, më 17 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale. 

(Kosova Sot Online)