Shteti Italian e bën të detyrueshme pasaportën e vaksinës

  • G.G /
  • 17 September 2021 - 09:26
Shteti Italian e bën të detyrueshme pasaportën e vaksinës

Italia do të bëhet vendi i parë evropian që e bën sistemin e pasaportave të vaksinave të detyrueshëm për të gjithë punëtorët. Në kuadër të kësaj duhet të sigurohet dëshmi e vaksinimit, test negativ ose dëshmi se së fundmi jeni shëruar nga COVID-19, ose stafi do të pezullohet pa pagesë dhe do të përballet me një gjobë.

Sidoqoftë, ata nuk do të shkarkohen. Ligji do të zbatohet si për punonjësit publikë ashtu edhe ata private, që nga 15 tetori pasi qeveria italiane miratoi masat të enjten.

“Asgjë e tillë nuk është bërë në Evropë … ne po e vendosim veten në ballë ndërkombëtarisht,” tha Ministri i Administratës Publike, Renato Brunetta.

Disa vende të Bashkimit Evropian e kanë bërë të detyrueshme që punonjësit e shëndetësisë të vaksinohen, por asnjëra nuk e ka bërë të ashtuquajturën Green Pass, kërkesë për të gjithë punonjësit.

Sindikatat kërkuan që testet të jenë falas për punëtorët që nuk duan të vaksinohen, por qeveria tha se do të paguheshin me 15 euro. Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Itali është më i larti në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar, me më shumë se 130,000 vdekje, dhe ishte vendi i parë në kontinent që hyri në bllokim, raporton Skynews, transmeton Klankosva.tv

Rreth 74% e njerëzve në Itali janë vaksinuar me një dozë dhe 68% janë plotësisht të vaksinuar.

(Kosova Sot Online)