Nuk deklarohet kurrë për politikë e del pak në media, ky është burri i Angela Merkel

  • E.K /
  • 19 September 2021 - 15:50
Nuk deklarohet kurrë për politikë e del pak në media, ky është burri i Angela Merkel

E tërhequr dhe jo gjithmonë e parashikueshme, kështu mund ta përshkruash Angela Merkel.

Duket se kjo cilësi shkon me atë të bashkëshortit të saj, Joachim Sauer.

Daljet e tij publike në krah të Merkelit, veç vizitave të përbashkëta në opera, si në Bajrojt, janë të rralla. Ai nuk shprehet asnjëherë në lidhje me politikën.

Tek Joachim Sauer nuk e gjen prezencën mediatike të tipit “First Lady” si në SHBA. Por edhe në krahasim me partneret e kancelarëve të mëparshëm, si Doris-Schröder-Kopf, gruaja e Gerhard Schroder apo Hannelore Kohl, gruaja e Helmut Kohl, bashkëshorti i Merkelit del më pak në media.

Kur në vitin 2015, u fol se Angela Merkel mund të marrë çmimin Nobel të Paqes për kulturën e mirëseradhjes ndaj refugjatëve, në qarqet e studiuesve u fol, se më parë e merr çmimin Nobel në kimi, Joachim Sauer.

Barack Obama e thërriste me dëshirë Joachim Sauer në takimet e përbashkëta “profesor”.

Joachim Sauer u njoh me Angeal Merkel në vitet 80-të në Akademinë e Shkencave të Berlinit.

Ata janë martuar në vitin 1998, për të dy ka qenë martesa e dytë. Sauer ka dy djem nga martesa e parë. Ndryshe nuk ka shumë të dhëna për personin privat, Joachim Sauer.

(Kosova Sot Online)