Forca të mëdha policore në Jarinje, nga sot nuk kalon askush me targa KS

  • G.G /
  • 20 September 2021 - 08:52
Forca të mëdha policore në Jarinje, nga sot nuk kalon askush me targa KS

Nga sot nuk lejohet qarkullimi i veturave me targa KS, dhe të gjithë që posedojnë këto targa nuk do të lejohen të kalojnë kufirin.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës “ROSU” është duke shkuar drejtë pikave kufitare në Veri për të monitoruar situatën.

Disa Blinda të Policisë janë rrugës për në pikat kufitare me Serbinë për të mbajtur rendin dhe për të zbatuar këtë urdhër.

Kjo mund të shkaktoj tollovi dhe trazira te qytetarët serb të veriut të Republikës së Kosovës.

***

Forca të mëdha policore kanë shkuar sot ne mëngjes në drejtim të kufirit të Jarinjës, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë qe pritet të fillojë sot, sa i përket targave të automjeteve.

Kështu bëjnë të ditur burime të kp nga veriu.

Sipas këtyre burimeve, në atë pjesë ndodhen edhe figura të larta nga qeveria e Kosovës, por nuk precizohen emrat e tyre.

Burimet më tej kane shtuar se gjatë ditës së djeshme policia e Kosovës ka vendosur disa kontejnerë rreth 4 kilometra afër Jarinjës, me qëllim të kontrollit sa më të mirë të kësaj zone.

"Me urdhër të qeverisë nga Beogradi, pritet që sot rreth orës 8:00 të gjithë punonjësit e kompanive shtetërore në veri, të shkojnë në mënyrë të organizuar, me automjete dhe me autobusë, në drejtim të Jarinjës, në kundërshtim të këtij vendimi të qeverisë së Kosovës dhe prezencës së ROSU-së në atë pjesë", kanë thënë burimet.

(Kosova Sot Online)