Sot takohen Vuçiq-Lajçak, bisedohet për dialogun

  • G.G /
  • 20 September 2021 - 09:41
Sot takohen Vuçiq-Lajçak, bisedohet për dialogun

I dërguari special i BE për dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës Lajçak do qëndrojë sot edhe nesër në Beograd ku do bisedojë për vazhdimin e dialogut dhe aplikimin e marrëveshjeve, shkruan “B92”.

Lajçak në Beograd do të takohet me Vuçiqin, të dërguarit ndërkombëtar në Serbi dhe përfaqësues të bashkësive afariste dhe shoqërisë civile, u kumtua nga delegacioni i BE-së në Serbi.

Nga kabineti i presidentit të Serbisë, u njoftuar se takimi Vuçiq-Lajçak do mbahet në ora 14.00.

Javën që kaloi Lajçak ka qëndruar tri ditë në Kosovë, ku ka pasur “takime të mira” me liderët e LS, LDK, PDK dhe AAK-së.

Gjatë takimit Lajçak-Kurti ku ishte edhe zëvendës-kryeministri Bislimi u bisedua edhe për datën e takimit në Bruksel, për të cilin Lajçak tha se nuk mund ta kumtoj para takimit dhe bisedimeve në Beograd

Lajçak ka deklaruar se me rëndësi është se të dy palët janë të përfshira edhe të përkushtuara për vazhdimin e dialogut.

(Kosova Sot Online)