Ujë e bukë me vete, serbët janë mobilizuar deri ne ‘dhëmbë’, ja çka po ndodh aktualisht në Veri

  • G.G /
  • 21 September 2021 - 09:46
Ujë e bukë me vete, serbët janë mobilizuar deri ne ‘dhëmbë’, ja çka po ndodh aktualisht në Veri

Numri i serbëve të mbledhur në vendkalimin Jarinje këtë mëngjes është dukshëm më i lartë se dje.

Gjithnjë e më shumë qytetarë po i bashkohen atyre që kaluan natën në Jarinje në shenjë proteste ndaj masave të filluara nga Qeveria e Kosovës, kështu të paktën po raportojnë Kossev.

Serbët e mbledhur qëndruan gjatë gjithë natës rreth zjarreve në grupe prej rreth dhjetë vetash.

Kurse sot numri i qytetarëve janë shtuar për me tepër janë furnizuar me ushqim dhe ujë e rroba të ngrohta për shkak të temperaturave të ulëta që po mbizotërojnë.

Ata deklarohen se do të vazhdojnë të qëndrojnë në këtë pikë dhe nuk kanë ndërmend të largohen, deri në tërheqjen e vendimit të palës kosovare.

Pala serbe kanë shtuar dhe një kërkesë krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe .

Madje mbrëmë këta qytetar edhe vendosen banerin me fjalinë: "Mirësevini në Bashkimin e Komunave Serbe".

Kujtojmë se situata është përshkallëzuar dje pasi autoritetet e Kosovës nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia.

(Kosova Sot Online)