Nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Serbisë

  • G.G /
  • 21 September 2021 - 11:07
Nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Serbisë

Ka filluar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Serbisë, e thirrur nga presidenti serb, Vucic pas vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targa.

Kjo mbledhje ka nisur në ora 10:00, dhe në të po marrin pjesë presidenti Vucic, kryeministrja Brnabiq si dhe ministrat Nebojsa Stefanovic, Aleksander Vulin si dhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq dhe drejtori i BIA-s, Bratislav Gasiq, shkruan b92.

Presidenti serb ka postuar një fotografi nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë.

(Kosova Sot Online)