Tërmeti shkund Tiranën. Rastësia e frikshme me tërmetin e 2019, në të njëjtë orë

  • E.K /
  • 21 September 2021 - 16:16
 Tërmeti shkund Tiranën. Rastësia e frikshme me tërmetin e 2019, në të njëjtë orë

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet e forta ndjehen edhe në Tiranë.

Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte 24 km në verilindje të Tiranës, me epiqendër 6 km në Jug të Klosit në orën 16:04.

Po kështu nga raportimet, mësohet se tërmeti është ndjerë edhe në Krujë e qytete të tjera rreth Tiranës. Kujtojmë se më 21 shtator 2019 një tërmet i fortë tronditi vendin, gati në të njëjtën orë me tërmetin e sotëm në 16:05.

(Kosova Sot Online)