Agolli i LDK-së sulmon Agim Bahtirin për takimin për kafe: Do të ndihej inferior

  • E.K /
  • 22 September 2021 - 16:56
 Agolli i LDK-së sulmon Agim Bahtirin për takimin për kafe: Do të ndihej inferior

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës [LDK], Armend Agolli, ka njoftuar opinionin për takimin që mbajti me kundër-kandidatët që i kishte ftuar për kafe të përbashkët në “lagjen e boshnjakëve”.

Në takimin në fjalë, kandidatët u panë duke pirë çaj me njëri-tjetrin.

Agim Bahtiri kishte ardhur në takim vetëm pas largimit të kandidatit Bedri Hamza [PDK].

Sidoqoftë, Agolli në reagimin në fjalë e ka sulmuar Bahtirin duke thënë se mungesa e tij ishte “e pritshme” dhe duke shtuar se “mbase niveli i takimit do ta bënin të ndihej inferior”.

Statusi i plotë:

Sipas ftesës që dje u bëra kundërkandidatëve të mi, jemi takuar sot për një kafe të përbashkët, në lagjen e boshnjakëve.

Nganjëherë njeriu duhet ta dijë saktë se kur është koha të luftohet, e kur që të bisedohet dhe gjërat të rregullohen me dialog. Unë isha atje kur duhej të luftohej.

Sot, pa dallime partiake, ne duhet të qëndrojmë bashkë në përkrahje të banorëve shqiptarë që jetojnë matanë Ibrit. Ne e pëkrahim bashkimin e tyre në një iniciativë të përbashkët në mënyrë që roli i tyre në Komunën Veriore të Mitrovicës të rritet.

Falënderoj kundërkandidatin tim z. Bedri Hamza si dhe përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare “Mitrovica” z. Skender Sadiku dhe z. Erden Atiq, të cilët u bashkangjitën në këtë takim.

E pritshme mungesa e z. Bahtiri. Ambienti dhe niveli i takimit mbase do ta bënin të ndihej inferior. E mirëkuptojmë.

A.A

(Kosova Sot Online)