Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, kjo është arsyeja

  • G.G /
  • 23 September 2021 - 10:56
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, kjo është arsyeja

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, për shkak të mungesës së anëtarëve të mjaftueshëm, shkruan Gazeta Express.

Këtë e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Sipas Tahirit, në mbledhje kanë qenë prezent vetëm kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nënkryetarja e parë, Saranda Bogujevci dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Kemi qenë të ftuar në mbledhjen e Kryesisë. Fatkeqësisht mbledhja nuk u mbajt se nuk kishte anëtarë të mjaftueshëm Edhe se jemi në një proces zgjedhor ne duhet të ushtrojmë funksionin tonë në Kuvend. Shihet qartë se ka një mungesë koordinimi Në mbledhje ka qenë Arben Gashi, Saranda Bogujevci e kryetari Glauk Konjufca, të tjerët munguan. Ajo [ka duhet të them është se nuk duhet procesi zgjedhor ta ndalojë punën e Kuvendit e Qeverisë. Unë jam kandidat për kryetar komune në Podujevë dhe sot erdha këtu sepse është obligim i imi”, tha Tahiri.

(Kosova Sot Online)