'Shtabi i Rognerit' e strukturat kriminale të shtetit shqiptar e paguan kriminelin Feriz Kërnaja 250 mijë dollarë për vrasjen e Ahmet Krasniqit

  • G.G /
  • 23 September 2021 - 15:18
'Shtabi i Rognerit' e strukturat kriminale të shtetit shqiptar e paguan kriminelin Feriz Kërnaja 250 mijë dollarë për vrasjen e Ahmet Krasniqit

Ish-ministri në qeverinë e Bujar Bukoshit, publicisti Xhafer Shatri ka hedhur akuzë të rëndë në lidhje me vrasjen e Ahmet Krasniqit.

Ai ka bërë një sqarim të domosdoshmes duke thënë se për vrasjen e Krasniqit u paguan 250 mijë dollarë.

Tutje ka shtuar se urdhri erdhi nga ‘Shtabi i Rognerit’ të strukturave kriminale të shtetit shqiptar që pagoi Feriz Kërnaja që ta bëjë këtë vrasje.

Ky është shkrimi i plotë:

NJE SQARIM I DOMOSDOSHEM

Shkrimi im paraprak “Homazh për Ahmet Krasniqin“ ka ngjallur një interesim të madh të lexuesve. Kjo është shpërfaqur sidomos përmes komenteve gjithëfarëshe. Disa prej tyre jam detyruar t'i fshij.

Për të qenë i saktë, përgjegjësinë historike për vrasjen e Ahmet Krasniqit e mban i ashtuquajturi “Shtab i Rognerit“ dhe strukturat e kriminalizuara të shtetit shqiptar. Ky grupim e ka organizuar vrasjen dhe e ka paguar vrasësin e Ahmet Krasniqit, kriminelin Feriz Kërnaja, me 250'000 dollarë.

Nuk është mirë prandaj t'i përlyejmë njerëzit me akuza pa asnjë bazë, qofshin ata eksponentë të subjekteve politike apo individë që luftonin me armë në dorë kundër Serbisë.

Ato ishin kohë tepër të vështira, në të cilat shumica e shqiptarëve kanë sakrifikuar çdo gjë, ndërsa një grup krejt i vogël kanë abuzuar maksimalisht me luftën dhe me sakrificat sublime të popullit të Kosovës.

Çdonjëri prej nesh duhet ta themi të vërtetën dhe vetëm të verëtetën. E sidomos nuk duhet të lejopjmë që raste të tilla drastike të përdoren për të përlyer njerëz që nuk kishin as hak as hile.

(Kosova Sot Online)