19 vrasje për 8 muaj në Kosovë

  • E.K /
  • 24 September 2021 - 16:44
19 vrasje për 8 muaj në Kosovë

Gjatë 8 muajve të vitit 2021 në Kosovë kanë ndodhur 19 vrasje. Motivet e disave prej tyre janë të njohura, ndërsa disa të tjera janë në hetim.

Disa nga këto vrasje bënë bujë duke shqetësuar dhe shokuar gjithë opinionin publik.

Vrasjet më shokuese qenë ajo në Pejë ku u vranë Astrit Ademaj, kandidat për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadriaj, kandidat për kryetar të Deçanit. Po ashtu edhe vrasja e Marigona Osmanit nga Ferizaj e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, Dardan Krivaqa.

“Rastet e vrasjeve në përgjithësi janë shqetësuese dhe shkaktohen për motive të ndryshme, përderisa vendimet lidhur me rastet e tilla dhe përcaktimi i dënimeve është kompetencë e organeve të drejtësisë. Disa raste te vrasjeve janë me kryes të njohur kurse disa nga rastet janë në proces hetimor dhe Policia ne bashkëpunim me Prokurorinë i trajton me një seriozitet të madh”, ka thënë Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)