Bulliqi takohet me punëtorët e ndërtimtarisë në Podujevë, premton kushte më të mira për ta

  • E.K /
  • 24 September 2021 - 19:44
Bulliqi takohet me punëtorët e ndërtimtarisë në Podujevë, premton kushte më të mira për ta

Kreu aktual i komunës së Podujevës dhe kandidati i VV-së për një tjetër mandat, Shpejtim Bulliqi, kohën e drekës e kaloi me punëtorët e ndërtimtarisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se do të angazhohet për kushte më të mira për ta.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Kohen e drekës e kalova me punëtorë të ndërtimtarisë, të cilët me djersë e punë të madhe sigurojnë mirëqenien për familjet e tyre.
Bashkë edhe me nivelin qendror do të angazhohemi maksimalisht që të përmirësojmë kushtet e punës për këta punëtorë, pasi janë një ndër shtyllat e rëndësishme të ekonomisë sonë.

(Kosova Sot Online)