Zhduket një e mitur nga Vitia

  • E.K /
  • 27 September 2021 - 09:54
 Zhduket një e mitur nga Vitia

Një e mitur nga Vitia është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Rastin në polici e ka raportuar motra e saj, e cila ka deklaruar se e mitura është larguar nga shtëpia nga data 23 shtator.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Viti, 23.09.2021 – 07:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se motra e saj viktima femër kosovare, e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia policore është duke hetuar rastin”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)