IKSHPK uron vitin e ri shkollor: Rastet e dyshimta të sëmundjes te nxënësit do të gjurmohen menjëherë

  • E.K /
  • 27 September 2021 - 11:03
 IKSHPK uron vitin e ri shkollor: Rastet e dyshimta të sëmundjes te nxënësit do të gjurmohen menjëherë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka uruar të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor.

Nga IKSHPK është thënë se çdo shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi dhe mësimdhënësi përmes Task Forcës së saj kështu duke bërë të mundur edhe identifikimin e rasteve të infektuara me kohë.

Sipas këtij instituti, rastet e dyshimta të sëmundjes te nxënësit dhe mësimdhënësit do të hulumtohen dhe gjurmohen menjeherë.

Shkrimi i plotë:

Instituti Kombëtar uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022.

Çdo shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi dhe mësimdhënësi përmes Task Forcës së saj dhe Task Forcës komunale duke bërë të mundur identifikimin e rasteve në kohë reale.

Rastet e dyshimta të sëmundjes te nxënësit dhe mësimdhënësit do të hulumtohen dhe gjurmohen menjeherë.

Secili duhet të përmbushim obligimet tona: si institucione, si mësimdhënës, si nxënës dhe si prindër!

Shëndet e suksese të gjithëve!

Mbaje maskën!

Ruaje distancën!

Mbaje higjienën!

Vaksinohu!

(Kosova Sot Online)