U raportua se eshtrat e Ukshin Hotit po i sjellin në Kosovë, këtë e mohon djali i tij

  • A.P /
  • 27 September 2021 - 16:05
U raportua se eshtrat e Ukshin Hotit po i sjellin në Kosovë, këtë e mohon djali i tij

Kryetari i Delegacionit të Kosovës për Bisedime për të Pagjeturit, Andin Hoti, e ka demantuar lajmin e publikuar që raportoi se janë gjetur eshtrat e babit të tij, profesorit dhe intelektualit Ukshin Hoti.

Hoti ka shkruar në Facebook se ky është lajm i rremë,

“LAJM I RREJSHËM / FAKE NEWS”, ka shkruar Hoti, duke publikuar një pjesë të artikullit të cilin e demantoi.

Mediat raportuan se eshtrat e Ukshin Hotit do të kthehen në Kosovë, duke u thirrur në burime brenda Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Ukshin Hoti, filozof dhe aktivist shqiptar, rofesor i të drejtës ndërkombëtare dhe më pas i filozofisë në Universitetin e Prishtinës u zhduk më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pa ndriçuara.

Familja e Ukshin Hotit, siç edhe u konfirmua sot, vazhdon të mos dijë asgjë për fatin e tij.

(Kosova Sot Online)