Presidentja e Komisionit Evropian takohet me Vuçiqin: Vendimtare të gjendet një zgjidhje me Kosovën

  • G.G /
  • 30 September 2021 - 11:44
Presidentja e Komisionit Evropian takohet me Vuçiqin: Vendimtare të gjendet një zgjidhje me Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është takuar sot me presidentin e Serbisë.

Ajo ka theksuar çështjen e dialogut, duke përmendur nevojën për gjendjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për situatën në pikëkalimet kuftitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë dhe Bërnjak.

“Unë i përgëzoj hapat e ndërmarrë deri më tani në reformat dhe sundimin e ligjit. E rëndësishme për të përparuar më tej në mënyrë që Serbia të mund të anëtarësohet në BE. Gjithashtu vendimtare është të përdoret dialogu i lehtësuar nga BE-ja për ta gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën aktuale me Kosovën”, shkroi ajo në Twitter.

“Bashkëpunimi është e vetmja rrugë përpara”, theksoi presidentja e Komisionit Evropian.

(Kosova Sot Online)