Dënim me vdekje për ata që putheshin në publik, shtetet ku nuk lejohej një gjë e tillë

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 08:25
Dënim me vdekje për ata që putheshin në publik, shtetet ku nuk lejohej një gjë e tillë

Në disa shtete të Europës puthja në publik ishte e ndaluar me ligj, madje shumë të rreptë, saqë çonte deri në vdekje.

Ka qenë pikërisht data 9 Mars e vitit 1562 kur Napoli i Italisë ndaloi që njerëzit të putheshin në publik.

Nëse autoritetet shihnin ndonjë çift duke u puthur, atëherë pasonte dënimi me vdekje.

Shkak për ndalimin e puthjes ishte morali, por edhe transmetimi i sëmundjeve që në atë kohë ishin shumë të larta, pasi murtaja kishte shkaktuar shumë viktima. Përgjatë historisë kontrollimi i marrëdhënieve seksuale ka qenë shpesh pjesë e censurave.

Në Britani të Madhe në vitin 1439, Mbreti Henry VI ndaloi puthjen, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e një sëmundjeje në mbretërinë e tij. Por censura të tilla vazhduan edhe me vonë. Në vitin 1910 Franca ndaloi puthjet në stacione sepse konsideronin që ky veprim po vononte mjetet e transportit publik.

(Kosova Sot Online)