Ka bërë tatuazh në gisht inicialet e tij, kush është deputetja 54 vite më e re që i ka rrëmbyer zemrën Silvio Berlusconi

  • G.G /
  • 02 October 2021 - 10:44
Ka bërë tatuazh në gisht inicialet e tij, kush është deputetja 54 vite më e re që i ka rrëmbyer zemrën Silvio Berlusconi

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi prej më shumë se 1 vit po shijon lidhjen e dashurisë me deputeten 54 vite më të re, Marta Fascina.

31-vjeçarja duket se i ka marrë zemrën ish-kryeministrit, i cili pak ditë më parë festoi 85-vjetorin e lindjes.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”- ishte urimi publik që deputetja I bëri Silvio Berlusconit në një postim në Instagram, që e shoqëroi me një foto ku shihen të kapur për dore.

Marta Fascina nisi një romancë me 85-vjeçarin pranverën e 2020-ës, pasi ky i fundit u nda nga partnerja e tij, Francesca Pascale, me të cilin po ashtu kishte 49 vite diferencë.

Pasi lidhja e tyre u bë publike, 31-vjeçarja nuk ka reshtuar së treguari dashurinë që ndjen për Berluskonin.

Gushtin e kaluar, ajo bëri tatuash inicialet e tij, S. B., në gishtin e unazës ( të njëjtën gjë bënë në të kaluarën edhe ish-të dashurat e Berluskonit, Sabina Began dhe Francesca Pascale).

Duket se kjo është një shenjë adhurimi për njeriun i cili, pavarësisht diferencës së madhe në moshë, i ka vjedhur zemrën dhe “meriton gjithë dashurinë e saj”.

Marta Antonia Fascina, e lindur në Kalabri, e rritur në Campania, e diplomuar për Letërsi dhe Filozofi në Universitetin La Sapienza të Romës.

Ajo kandidoi me partinë Forza Italia dhe u zgjodh deputete në vitin 2018 duke i zënë vendin Nunzia De Girolamo.
La Fascina pasi u diplomua punoi në zyrën e shtypit dhe marrëdhënieve me publikun në Milano.

(Kosova Sot Online)