Parashikimi i motit për ditën e sotme

  • E.K /
  • 03 October 2021 - 08:00
 Parashikimi i motit për ditën e sotme

Do të mbajë mot kryesisht me diell. Mëngjesi do të jetë relativisht i freskët.

Nëpër ultësira ka mundësi të ketë mjegull të radiacionit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

(Kosova Sot Online)