Ferizajasi sulmohet me shufër metalike

  • E.K /
  • 04 October 2021 - 10:26
 Ferizajasi sulmohet me shufër metalike

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë sulmuar me shufër metalike një tjetër.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Ferizaj, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Ferizaj, 03.10.2021 – 17:27. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar me shufër metalike viktimën mashkull kosovarë duke i shkaktuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)