Ankohen pensionistët: 100 euro s’na mjaftojnë

  • A.P /
  • 23 May 2026 - 08:35
Ankohen pensionistët: 100 euro s’na mjaftojnë

Qeveria Kurti sot ka ndarë nga 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit privat dhe fëmijët. Megjithatë, pensionistët po vlerësojnë se kjo mbështetje financiare nuk është e mjaftueshme për ta përballuar jetesën.

Përfaqësuesi i pensionistëve, Sherif Kastrati tha se pensionistët kanë nevojë për pensione dinjitoze dhe jo vetëm ndihma të përkohshme.

“Kjo nuk është e mirë për neve. 100 euro janë të mirëseardhura, por nuk janë të arsyeshme. Ne kërkojmë pension dinjitoz sikur shtetet përreth që i kemi”, tha Kastrati

Ai shtoi se pensionistët vazhdojnë të përballen me vështirësi ekonomike dhe kërkesë kryesore e tyre mbetet rritja e pensioneve për një jetë më dinjitoze.

(Kosova Sot Online)