Shpend Ahmeti e ka shndërruar Prishtinën në një xhungël të egër!

Shpend Ahmeti e ka shndërruar Prishtinën në një xhungël të egër!
Shpend Ahmeti e ka shndërruar Prishtinën në një xhungël të egër!

Arsim Haziri

  • 04 October 2021 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Arsim Haziri

Degradimi i Prishtinës nga Shpend Ahmeti do të jetë një sfidë e madhe për kryetarin e ri të Prishtinës, në  përpjekja për rregullim dhe rehabilitim të infrastrukturës në kryeqytet, për faktin se sidomos  në këtë mandatin e dytë, tre vitet e fundit, pa pasur një hov më të theksuar të disa punimeve por që janë tejkaluar edhe me pasoja të mëdha të dëmtimeve dhe deformimeve  me të cilat po ballafaqohen qytetarët dita ditës dhe do të kërkohet mund, angazhim dhe investim I madh për  rehabilitim.

Qeverisja aktuale në Prishtinë, sidomos në mandatin e dytë, është karakterizuar me keq qeverisje të tipit klientelist dhe nepotizmi, pikërisht kjo qasje ka ndikuar në humbjen e shpresës për qeverisje me transparente dhe llogaridhënëse, prandaj edhe duhet te ndëshkohet politikisht në mënyrë që të mos vazhdojë akoma. Është koha e ndryshimit edhe nivele më të vogla, ashtu siç ishte ajo në nivel qendror, në mënyrë që logjika e familjarizimit dhe bastioneve të mos vazhdojë, qytetari ka nevojë të ketë qeverisje ku fokus qendror të jetë shërbimi i drejt dhe pa dallime, pasi mënyra ë të bërit politik nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe jo çdo herë për interesin e përgjithshëm.

Konsideroj se Prishtina kësaj radhe do të pësoj ndryshime ne mënyrën e qeverisjes, në mënyrë që të bëhet prej një kapërcimi klientelist e në atë social, ku qytetarit i rritet niveli i përkujdesjes komunale. Kryetari në ikje Shpend Ahmeti  po lë mbrapa vetes, për pasardhësin ë tij  një trashëgimi të rëndë të problemeve të grumbulluara sidomos në mandatin e tij të dytë, pasi  dezertoi nga LVV-ja  dhe u ndaj me të ashtuquajturin grup të PSD-s. Shumë punë të pa kryera, të filluara e të nisura mbrapsht, të lëna përgjysmë, edhe shumë të tjera të planifikuara e të pa përgatitura fare  për realizim, do të jenë  një problem i madh për tu ballafaquar me të parën nga cilido nga kandidatët për kryetar të Prishtinës që do ta pason atë.  Ka një mal me shembuj që flasin se Shpend Ahmeti  nuk ka qenë aspak I interesuar të qeverisë në atë mënyrë që të zgjidhen problemet bazë të qytetarëve, ato të përditshmërisë me të cilat ballafaqohet në çdo hap të jetës.

Sikur që po shihet edhe nga faqja zyrtare e komunës së Prishtinës, po ngjallet dyshimi që në këtë fund mandati,  me  dashje dhe  qëllimisht,  Shpend Ahmeti po e dështon një tender tepër të rëndësishëm për ti rregulluar dhe rehabilituar shumë rrugë të  Prishtinës. Sipas të gjitha gjasave, sanimi i gropave dhe deformimeve të shtresave të asfaltit në rrugët dhe trotuaret në Komunën e Prishtinës, pritet të jetë puna e parë e kryetarit të ri të Prishtinës. Kjo pasi, Komuna e Prishtinës e cila udhëhiqet vetëm edhe  për disa javë nga kryetari Shpend Ahmeti, nuk po arrin ta bëjë këtë gjë në  këtë vit. Komuna ka njoftuar se, tenderi për këtë kontratë me vlerë të parashikuar 300 mijë euro, është anuluar. Në faqen zyrtare të prokurimit publik, bëhet e ditur edhe arsyeja e anulimit të kontratës, ku thuhet se është  një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik që kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit.

Gjithsesi që anulimi I këtij tenderi  duhet të shikohet si sjellje tepër e pa përgjegjshme e kryetarit në ikje shpend Ahmetit , sepse njoftimi për kontratë ishte hapur në qershor të këtij viti, derisa data e vendimit mbi anulimin e procedurës është 08 shtatori i vitit 2021. Punët e filluara së mbrapshti nga Shpend Ahmeti dhe të lëna përgjysmë , gjithsesi që do të kërkojnë angazhim të dyfishtë shtesë  për kryetarin e ri në ardhje dhe kabinetin e tij  në Qeverinë lokale  të komunës së Prishtinës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".