Shala: Marrëveshja për targat është shumë problematike

  • E.K /
  • 04 October 2021 - 12:30
Shala: Marrëveshja për targat është shumë problematike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala foli para deputetëve në Kuvend për marrëveshjen e arritur në Bruksel për çështjen e targave.

Shala tha se kjo marrëveshje duhet të shtrohet në rrafshin e përfaqësimit të Kosovës.

“Kjo marrëveshje duhet të shtrohet në rrafshin e përfaqësimit të Kosovës, në procesin e dialogut në këtë kohë, në muajt e fundit. Sepse kryeministri dhe qeveria pretendojnë se për herë të parë në këtë proces pas një dekade Kosovën e kanë kthyer në një palë të barabart. I bie që deri këtu Kosova nuk paska qenë palë e barabartë”, u shpreh Shala.

Ai këtë marrëveshje e konsideroi si shumë problematike.

“Kjo marrëveshje për mendimin tim, unë mund ta kem gabim, por është shumë problematike dhe nuk ia dimë pasojat deri në fund. Dëshiroj të mos kem të drejtë z.Zëvendëskryeministër, por problemin më të madh e kam për përfaqësimin dhe pretendimin që keni ju për përfaqësimin”, u shpreh Shala.

(Kosova Sot Online)