Autostrada “private” e Arifëve

  • G.G /
  • 05 October 2021 - 12:54
Autostrada “private” e Arifëve

Emisioni N’Shënjestër nxjerr në pah keqpërdorimet që, Arben Arifi, vëllai i ish-ambasadorit të Kosovës dhe njërit nga këshilltarët kryesor të Ramush Haradinajt, Avni Arifit, ka bërë duke ndërhyrë në një Autostradë të tipit të mbyllur.

Përkundër se e kundërligjshme, Arifi ka hapur hyrje-dalje në autostradë. Ai, veç kësaj, ka ndërhyrë në murin e autostradës, duke vendosur pano reklamuese.

Kompania e tij “ERC Trade” edhe sot e kësaj dite vazhdon këtë vepër penale, por askush nuk po e pengon.

Arifi krijuar kyçje ilegale në autostradë, ka vendosur pano reklamuese, ka ndërhyrë në murin e autostradës. Të gjitha këto të kundërligjshme. Përse nuk po ndalohet Arifi?

https://www.youtube.com/watch?time_continue=88&v=Zi6yKVKZask&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)