150 euro gjobë dhe konfiskim të patentë-shoferit drejtuesit të autobusit në linjën Gjilan-Prishtinë

  • E.K /
  • 05 October 2021 - 15:32
 150 euro gjobë dhe konfiskim të patentë-shoferit drejtuesit të autobusit në linjën Gjilan-Prishtinë

Të shpeshta janë rastet kur thyhen rregullat e trafikut nga drejtuesit e automjeteve.

Së fundi një rast i tillë u raportua të ketë ndodhur në rajonin e Gjilanit.

Pas pranimit të informatës, policia ka gjobitur shoferin e autobusit të linjës “Përparimi” me 150 euro dhe dy pikë negative dhe konfiskimin të patentë-shoferit për tre muaj, transmeton lajmi.net.

Të gjitha këto u ndërmorën pas thyerjes së rregullës së tejkalimit të vijë të plotë.

(Kosova Sot Online)