Moti i keq përmbyt qytetin evropian

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 18:07
Moti i keq përmbyt qytetin evropian

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Londrën gjatë natës shkaktuan shqetësime të mëdha, duke përmbytur rrugë e dyqane, duke bllokuar hekurudhat dhe mbyllur autostradat, raportoi sot BBC.

Shumë londinezë sot nuk patën mundësi të shkonin në punë.

Shumë dyqane u përmbytën, sidomos në lagjen elegante Knightsbridge, duke shkaktuar dëme të mëdha në mallra.

Sipas Met Office, parku i Shën Xhejmsit, në qendër të kryeqytetit britanik, u përmbyt nga 35 milimetra shi midis mesnatës dhe orës 06:00, ndërsa autostradat M23 dhe M25 në Sussex u mbyllën pjesërisht për trafikun.

(Kosova Sot Online)