Rrëzohet një aeroplan luftarak

  • E.K /
  • 06 October 2021 - 12:52
Rrëzohet një aeroplan luftarak

Piloti i një aeroplani luftarak të forcave detare amerikane ka shpëtuar këtë javë, pasi mjeti me të cilin po fluturonte u rrëzua në “Ultësirën e Vdekjes” në Kaliforni, thanë të martën zyrtarët e forcave detare.

Aeroplani i tipit “F/A-18F Super Hornet” u rrëzua të hënën rreth orës 3 të pasdites në një zonë të skajshme të parkut kombëtar, thuhet në deklaratën e forcave amerikane.

Piloti i paidentifikuar, i cili u largua nga aeroplani në mënyrë të sigurt para aksidentit, u trajtua për lëndime të lehta në një spital në Las Vegas dhe është lëshuar më vonë në mbrëmje, shkruan Fox News.

“Asnjë civil nuk është lënduar si rezultat i këtij incidenti. Shërbimi i Parkut Kombëtar dhe Forcat Detare do të punojnë së bashku për ta koordinuar pastrimin e kësaj zone të egër”, thuhet në deklaratë.

Incidenti është duke u hetuar dhe forcat detare thanë se janë duke bashkëpunuar me autoritetet lokale.

Aeroplani i rrëzuar ishte pjesë e skuadronit të nëntë për testime dhe vlerësime ajrore me bazë në Shkretëtirën Mojave, rreth 240 kilometra në verilindje të Los Angelesit.

(Kosova Sot Online)