Lajmërohet Halil Kastrati pas operimit

  • G.G /
  • 06 October 2021 - 13:14
Lajmërohet Halil Kastrati pas operimit

Humanisti Halil Kastrati ka folur pas operimit, duke treguar se tash është mirë.

Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka thënë se ka filluar ta marrë vetën dhe se shumë shpejt t’i kthehet punës me Jetimat e Ballkanit, duke thënë se kjo punë i jep kuptim jetës së tij.

“Pas vështirësive, vjen lehtësimi”, është premtim i Zotit tonë. Unë ia dola edhe një sfide, atë të operimit me sukses.  Ndihem shumë i pasur nga të gjitha ato lutje e bekime prej mbarë popullit për mua e shëndetin tim”, ka shkruar Kastrati.

Postimi i tij i plotë:

Faleminderit të gjithëve!

Pas vështirësive, vjen lehtësimi”, është premtim i Zotit tonë. Unë ia dola edhe një sfide, atë të operimit me sukses.  Ndihem shumë i pasur nga të gjitha ato lutje e bekime prej mbarë popullit për mua e shëndetin tim.

Një falënderim i veçantë shkon për spitalin Ortomedica, dhe doktorin Hatim Baxhaku.

Unë kam filluar ta marrë veten, dhe pres shumë shpejt t’i kthehem punës me Jetimat e Ballkanit, gjë e cila i jep kuptim jetës time.

O Zoti i Gjithësisë, ti je Shërues, shëroje çdo të sëmurë, me një shërim të plotë.

(Kosova Sot Online)