Aksident i rëndë pas mesnate te Katedralja, gjashtë të lënduar

  • G.G /
  • 07 October 2021 - 08:10
Aksident i rëndë pas mesnate te Katedralja, gjashtë të lënduar

Gjashtë persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur pas mesnatës në udhëkryqin tek Katedralja në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve.

Sipas Ahmetit, të lënduarit nga ky aksident janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 00:10, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë  që me rastin po merret njësiti i  trafikut”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)