Specialja ia lëshon si provë Nasim Haradinaj intervistën në TV

  • G.G /
  • 07 October 2021 - 14:12
Specialja ia lëshon si provë Nasim Haradinaj intervistën në TV

Në Hagë ka nisur procesi i gjykimit ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Specialja akuzon të dy veteranët e luftës, se kanë ‘ndërhyrë në drejtësi’.

Në një moment, Specialja ia ka lëshuar Nasim Haradinajt, një pjesë nga një intervistë e dhënë në një nga mediumet kosovare.

Në këtë intervsitë, Haradinaj pyetej se a ishte i vetëdijshëm se ;po pengohej drejtësia me materialet’ që dikur OVL  i publikonte.

“Po cila drejtësi, drejtësia e hamamit, po qëky është qejfi jem…drejtesi e aparatit te Millosheviqit”, thoshte Haradinaj në këtë intervistë që Speciaja ia lëshoi sot në Hagë.

(Kosova Sot Online)