Pamje të tmerrshme nga kufiri Kroaci-Bosnje: Refugjatët rrihen brutalisht nga njerëz të maskuar

  • G.G /
  • 07 October 2021 - 14:21
Pamje të tmerrshme nga kufiri Kroaci-Bosnje: Refugjatët rrihen brutalisht nga njerëz të maskuar

Qeveritë e BE-s mohojnë ekzistencën e një fushate të dhunshme nga njerëz të maskuar për të larguar azilkërkuesit në kufijtë e BE-s. Por një hetim disa mujor nga @LHReports & media, i demaskon këto grupe, zbulon se kush i komandon dhe financon ato.

Ne video janë pamjet ku njerëz të maskuar rrahin refugjatët në kufirin Kroaci-Bosnje, duke i kthyer ata në territorin e Bosnjës.Ajo që është edhe më e dhimbshme, janë komentet e publikut kroat, që mbështesin këto tortura mizore.

(Kosova Sot Online)