Telekomi serb forcon shtrirjen në Kosovë, blen operatorët në zonat e banuara me serbë

  • G.G /
  • 08 October 2021 - 08:42
Telekomi serb forcon shtrirjen në Kosovë, blen operatorët në zonat e banuara me serbë

Telekomi i Serbisë ka forcuar shtrirjen e vetë në Kosovë duke blerë të gjithë kompanitë kabllore të cilat japin shërbim në zonat e banuara me shumicë serbe. Kështu raporton sot Kossev, duke theksuar edhe faktin se dy televizionet, N1 dhe Nova S nuk janë më të disponueshme.

Kossev ka kontaktuar drejtorin e Telekomit serb, Vladimir Lucic, i cili ka konfirmuar se kanë marrë nën pronësi operatorin kabllor Herc International. Kossev ka kontaktuar kreun e telekomit serb pasi shumë qytetarë serbë të Kosovës që jetojnë në Mitrovicë janë ankuar se u janë larguar nga lista e kanaleve dy televizione, N1 dhe Nova S dhe kishin treguar që operatori nga i cili marrin shërbim është blerë nga Telekomi i Serbisë.

Televizioni N1 është prej të rrallave media në Serbi të cilat raportojnë profesionalisht dhe në të cilën pushteti në Serbi nuk ka arritur të vejë dorë.

(Kosova Sot Online)