22-vjeçarja vdes pas operacionit për të zvogëluar të pasmet

  • G.G /
  • 08 October 2021 - 09:08
22-vjeçarja vdes pas operacionit për të zvogëluar të pasmet

Një kameriere ka vdekur në Meksikë pasi iu nënshtrua një operacioni të heqjes së vitheve dhe liposuksionit të krahut në një klinikë të palicencuar, me stafin i cili tash është në arrati.

Vdekja e Cinthia Lizeth Vega thuhet se u shkaktua nga komplikimet që pësoi 22 vjeçarja pasi kishte kryer procedurat e skalitjes së trupit në Shërbimet Elohim Integral Esthetic Services në qytetin e saj në Monterrey të martën pasdite.

Departamenti i Shëndetit në Nuevo Leon zbuloi të mërkurën se klinika kishte një leje për të ofruar konsultime të mjekësisë së përgjithshme dhe konsultime private të specializuara të mjekësisë, dhe nuk ishte e autorizuar të administrojë asnjë lloj operacioni kirurgjikal.

Ende nuk është lëshuar autopsia zyrtare.

Por babai i pikëlluar Julio Cesar Vega i tha televizionit Info 7 se gjendja e vajzës së tij u përkeqësua pasi stafi i kirurgut aplikoi anestezionin. Ajo bëri që presioni i gjakut të rritet, para se mjekët ta çonin në Klinikën Camino Real, ku ajo vdiq.

Babai i shqetësuar tha se stafi i klinikës la vajzën vetëm me nënën e saj dhe iku. Ata janë të lirë që nga e mërkura.

(Kosova Sot Online)