Termocentralet mbesin pa karburant, libanezët mbesin pa energji elektrike – kjo pritet të zgjasë disa ditë

  • A.P /
  • 09 October 2021 - 18:03
Termocentralet mbesin pa karburant, libanezët mbesin pa energji elektrike – kjo pritet të zgjasë disa ditë

Libani nuk ka energji elektrike pasi dy termocentralet më të mëdhenj të vendit u mbyllën për shkak të mungesës së karburantit, tha një zyrtar qeveritar.

Madje, sipas mediave të huaja, ndërprerja e energjisë elektrike do të vazhdojë për disa ditë, shtoi zyrtari.

“Rrjeti energjetik libanez ndaloi plotësisht punën mesditën e sotme dhe nuk ka gjasa që ai të vihet përsëri në funksion deri të hënën e ardhshme, ose për disa ditë”, citohet të ketë thënë zyrtari.

Termocentrali është ndalur në Zahrani, pasi uzina e Deir Ammar u ndal së punuari të premten si rezultat i mungesës së karburantit.

(Kosova Sot Online)