Kryeministri Kurti e pret në zyrë teologun Elvis Naçi me bashkëpunëtorë

  • A.P /
  • 10 October 2021 - 17:15
Kryeministri Kurti e pret në zyrë teologun Elvis Naçi me bashkëpunëtorë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur në zyrën e tij në Qeveri teologun nga Shqipëria, Elvis Naçi. Së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin, Kurti i ka pritur në zyrë Naçin dhe bashkëpunëtorët e tij, Ilir Haxhollin, Sylejman Rrahmanin e Lulzim Ramën.

Në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se është vendosur gurthemeli i ndërtimit të një lagjeje të re në Podujevë, të cilin do ta financojë fondacioni i Elvis Naçit, “Shqiptarët për shqiptarët”.

“I shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Podujevës, profesori Shpejtim Bulliqi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim humanistin, njëherësh teologun, Elvis Naçi dhe bashkëpunëtorët e tij, Ilir Hoxholli, Sylejman Rrahmani dhe Lulzim Rama.”

“Në praninë e kryetarit Bulliqi, z.Naçi, qytetarëve të Komunës së Podujevës, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e udhëheqësve fetarë lokal, dje u vendos gurthemeli i ndërtimit të lagjes së re në Podujevë ku do të ndërtohen shtëpi dhe infrastruktura përcjellëse për familjet në nevojë të kësaj komune. Ky projekt humanitar me vlerë prej 1 milion euro, po mundësohet nga fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët””, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

(Kosova Sot Online)