‘Problemi me qentë endacak, problem i pështirë’

  • E.K /
  • 11 October 2021 - 10:01
‘Problemi me qentë endacak, problem i pështirë’

Një qytetare e lagjes së Bregut të Diellit, Donika Gashi ka reaguar ndaj problemit me qentë endacak.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka shkruar se qentë janë të mirë për oborre por jo edhe për hapësirat publike si sheshi.

"Problem i kujt osht ky për me e zgjidh? 
I qytetarit - me gur, a llovaçke pa leje, a i Komunës?
Problem i pështirë, për të cilin po skuqna veç kur po e mendoj se me çka ende përballemi përditë.",ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Qentë janë të mirë e të dobishëm për oborre. Jo për n'Shesh. As për ngushticat e Bregut të Diellit.
Aty ku banoj, në orën 7.00, por edhe ma vonë gjatë ditës, o' mirë me pasê me veti nej guri gjigand (masi "llovaçkat" s'na lejohen), me shpëtu trupin tand o vlla, prej helmit t'qenit t'rrugës. 
O' me ia shpëtu jetën nej kujt!
(Piskatke dje nji gru para ballkonit tem, t'u lypë ndihmë prej llavës lemeritëse të qenve "zbukurues" të lagjes, sikur me ra nami. Fati i saj nji djalë i ri qëlloi andej pari e i trembi qentë diqysh.)

Problem i kujt osht ky për me e zgjidh? 
I qytetarit - me gur, a llovaçke pa leje, a i Komunës?
Problem i pështirë, për të cilin po skuqna veç kur po e mendoj se me çka ende përballemi përditë.

(Kosova Sot Online)