Aksion i madh policor në dalje të Prishtinës, kërkohen të dyshuarit për fajde

  • A.P /
  • 11 October 2021 - 15:28
Aksion i madh policor në dalje të Prishtinës, kërkohen të dyshuarit për fajde

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me zyrtarët e anti-krimit në ekonomi janë duke zhvilluar një aksion të përbashkët policorë në dalje të Prishtinës.

Operacioni në fjalë sipas informacioneve të deritanishme ka të bëjë me personat e dyshimtë të cilën merren me ‘fajde’.

Deri më tani policia ka realizuar disa bastisje, ndërsa nga vendi i ngjarjes nën pranga është larguar një person.

Deri më tani nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion nuk është dhënë ndonjë detaj shtesë

(Kosova Sot Online)