Mbyllen hetimet për vdekjet e dyshimta në QKUK

  • E.K /
  • 12 October 2021 - 10:25
 Mbyllen hetimet për vdekjet e dyshimta në QKUK

Prokuroria Themelore e Prishtinës i ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta në Klinikën Infektive të QKUK’së.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Ulaj ka thënë se nga raportet e autopsisë, gjashtë vdekjet kanë rezultuar se kanë qenë vdekje të natyrshme.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të hetimeve dhe trajtimit të rastit në fjalë, më 11.10.2021, e ka mbyllur këtë rast.

Nga raportet e autopsisë, gjashtë vdekjet e dyshimta kanë rezultuar se kanë qenë vdekje të natyrshme dhe të njëjtit kanë qenë të infektuar me COVID-19“, ka thënë Ulaj.

(Kosova Sot Online)