Dyshohet se aksioni i policisë në veri, u dekonspirua që nga mbrëmë

  • G.G /
  • 13 October 2021 - 11:04
Dyshohet se aksioni i policisë në veri, u dekonspirua që nga mbrëmë

Policia e Kosovës po zhvillon një operacion në nivel vendi, në luftimin e kontrabandës. Ky operacion po zhvillohet në katër rajone të Kosovës si Prishtina, Peja, Mitrovica e jugut dhe ajo e veriut. Mirëpo akoma pa arritur në destinacionin e synuar në Veri të Mitrovicës, policia është penguar nga barrikada të ndryshme të vendosura në rrugë, që nga mbrëmë.

Dyshohet se këto barrikada janë vënë nga strukturat paralele të organizuar si “mbrojtja civile”, e të cilat dyshohet se e kanë marrë informacionin qysh mbrëmë dhe kanë alarmuar anëtarët e tyre për ta penguar policinë.

Siç duket edhe Policia nuk ka pasur shumë interesim që ky aksion të zhvillohet pa “zhurmë” dhe me sukses, ngase ajo që bie ne sy është prezenca e mediave bashkë me policinë, qysh ne orët e para të mëngjesit, kur edhe ka filluar ky aksion.

(Kosova Sot Online)