Protestë para Kuvendit të Serbisë: 'E tradhtuat Kosovën'

  • G.G /
  • 14 October 2021 - 09:36
Protestë para Kuvendit të Serbisë: 'E tradhtuat Kosovën'

Disa dhjetëra qytetarë, kryesisht të krahut të djathtë, u mblodhën mbrëmë para Kuvendit të Serbisë për të protestuar siç raportohet rreth ngjarjeve të djeshme në veri të Kosovës ku pati tensione pas aksionit policor kundër kontrabandës.

Qytetarët u mblodhën në rrethojat para hyrjes në Kuvendin e Serbisë dhe brohoritën “Kosova është zemra e Serbisë”, “Shko në Kosovë”, “E tradhtuat Kosovën”, përcjell Tanjug raportimet e Nova.rs.

(Kosova Sot Online)