ShSKUK: 10 persona me Covid-19 nga Shqipëria po trajtohen në Kosovë

  • G.G /
  • 14 October 2021 - 10:10
ShSKUK: 10 persona me Covid-19 nga Shqipëria po trajtohen në Kosovë

Dhjetë pacientë nga Shqipëria të infektuar me Covid-19 po marrin trajtim shëndetësor në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 5 në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe 5 të tjerë në kuadër të Spitalit të përgjithshëm të Gjakovës.

Në klinikat Covid-19, QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 88 pacientë 52 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 88 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 11 pacientë.

(Kosova Sot Online)