Theret disa herë një deputet

  • E.K /
  • 15 October 2021 - 15:05
 Theret disa herë një deputet

Deputeti britanik i Partisë Konservatore në pushtet, Sir David Amess, është therë disa herë përderisa po mbante një takim, njoftoi policia.

Sky News raportoi se deputeti veteran, i cili e ka përfaqësuar vendbanimin Southend West që nga viti 1983, u sulmua në kishën “Belfairs Methodist”.

Në raportim thuhet se një burrë u fut në takim dhe e theri disa herë deputetin. Deputeti është duke marrë trajtim në vendin e sulmit.

Policia e Essex-it kinformi se forcat e rendit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe se do të dalë me deklaratë së shpejti.

(Kosova Sot Online)